Home Aktualitet Kaos dhe lukuni hijenash, përballë fortesës së fundit!

Kaos dhe lukuni hijenash, përballë fortesës së fundit!

nga Albina Hoxhaj

Nga Elda Ballabani

Hajdutë dhe të korruptuar, vijnë në Shqipëri për ndyrësirat që bëjnë, vijnë mbushen me miliona dhe na lënë peshqesh mjerimin! Jo të gjithë ndërkombëtarët janë kështu, por ata ndërkombëtarë që flasin për arritje e reforma ndërkohë që vëndi po shpopullohet, ekonomia po shkon drejt kolapsit, Shqiperia në prag të rrënimit dhe falimentimit, ndërsa këta heshtin përballë pushtetit mafioz të Rilindjes!

Sulmohet themeli i shtetit shqiptar Kushtetuta e Republikës, këta heshtin e ca të tjerë bëjnë deklarata rrugaçësh që nuk i ka hije një diplomati apo një ambasade! Presionohet kreu i shtetit Presidenti i Republikës dhe zëdhënësi i tij nga disa halabakë që flasin në gjuhë të huaj dhe mbrojnë bandën mafioze të kapur me presh në duar nga përgjimet e Bild! Kryesohet Komisioni i ligjeve nga një politikan që ka konsumuar veprën penale të krimit zgjedhor dhe këta heshtin sërisht! Në cilin vënd të këtyre, betohet te noteri anëtari i Gjykatës Kushtetuese, ku ndodh kjo? U mbajtën zgjedhje moniste me një kantidat, u shkel Kushtetuta në mënyrë permanente, çfarë bënë këta ndërkombëtarë?

Një prokurore e zgjedhur në shkelje të Kushtetutës me 69 vota e justifikuar me një term që nuk gjendet askund në Kushtetutë “e përkohëshme”, që ende nuk ka një përgjigjie çfarë po ndodh me hetimet mbi përgjimet e Bild! Dosjet flenë në prokurorinë e partisë bandë, por këta ndërkombëtarë edhe për këto vazhdojnë të heshtin!

Ne jemi miq të USA, por jo miq të klaneve anti shqiptare, të cilët nuk përfaqësojnë USA, por organizata me të cilat kanë lidhur interesat e tyre të ngushta!

Në cilin vënd të tyre do pranonin të mos kishin gjykata, të qeverisej vendi i tyre nga njerëz të lidhur me bandat kriminale, nga njerëz të përgjuar për vjedhje votash, njerëz që shkelin dhe dhunojnë çdo ditë të drejtat e qytetarëve të ndershëm, njerëz që komandojnë drejtësinë, njerëz që grabisin qindra miliona euro nga buxheti i shtetit pa bërë asnjë punë të justifikueshme?

Parlament ilegjitim i mbushur me kriminelë, njerëz mediokër të paaftë e pa formimin bazë, njerëz të pa denjë për të përfaqësuar qytetarët. Kryetarë bashkie rrangalla, me të shkuar kriminale e bëma të pa dëgjuara më parë…

Populli në mjerim ekonomik, rriten taksat, është rritur energjia, ilaçet, uji i pijshëm, buka, frutat, perimet, shërbimi i transportit publik etj. Shoqëria po përjeton traumë sociale, të rinj që hidhen nga ballkoni për shkak të traumave psiqike falë varfërisë e problemeve të tjera sociale, shërbim shëndetësor i rrënuar i pa përballueshëm për xhepat e qytetarëve, prindër me fëmijë rrugëve që ju prishen banesat etj etj…

Një vit protestë te Unaza asnjë fjalë për firmën fantazëm dhe hajdutët e projektit të grabitjes, një vit e gjysëm protestë te Teatri Kombëtar asnjë fjalë për projektin dhe hajdutët po ashtu! Ku është Luigi Soreca, pse nuk flet publikisht për këto? Ku është Leyla e ambasadës së USA, pse nuk flet publikisht për këto drama që po kalon vëndi? Çfarë ka bërë Borchardt për këto, përveçse tju tregojë shqiptarëve gishtin e mesit?

Te Kushtetuta boll më, “vija e kuqe flakë” kjo shprehje buron nga nevoja e popullit për vetmbrojtje. Nuk mund të merrni peng vëndin, ose do digjeni po tentuat të shkelni Biblën/Kuranin e shqiptarëve që është Kushtetuta! Dhe ju zuzarë ndërkombëtarë që jeni bërë palë me pushtetin kriminal, mos guxoni të shantazhoni fortesën e fundit të shtetit tonë Presidencën (ende të pa marrë peng), se do ikni me turp nga kjo tokë, këtu do të rriten fëmijët tanë jo fëmijët tuaj.

Këtu ka ende gjak Shqiptari, këtu i thonë ende Shqipëri!

Lajme te ngjashme