Home Aktualitet Unaza e Re dhe Yzberishti pa drita, OSHEE: Shkak, një avari në kabinën elektrike

Unaza e Re dhe Yzberishti pa drita, OSHEE: Shkak, një avari në kabinën elektrike

nga Albina Hoxhaj

Një pjesë e Unazës së Re dhe Yzberishtit kanë mbetur pa energji elektrike që prej orës 13:00 për shkak të një defekti në një kabinë elektrike.

Në një komunikatë për shtyp OSHEE sqaron se: Per shkak te nje defekti ne kabinen private “Bruci” ku jane djegur automatet, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Unazës së Re dhe një pjesë e Yzberishtit.

Grupet e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit.

Lajme te ngjashme