Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se mjet ka përplasur një këmbësor i cili ndërroi jetë. 45-vjeçari tentoi të kalojë autostradën në momentin që ndodhi alsidenti në vendin e quajtur Mbikalimi i Shkozetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit, ndërsa është bërë i mundur shoqërimi i shoferit.