Luçiano Boçi: Reoluta e PPE-së si kapitullim ndërkombëtar i Ramës

Read Time:1 Minute, 37 Second

Nga Luçiano Boçi

Rezoluta me 10 pika e PPE-së vjen pas kushteve të vëna nga Bundestagu dhe nga refuzimi që Evropa i bëri Ramës për hapjen e negociatave.
Rezoluta çmon “përkushtimin e fortë e të palëkundur të Partisë Demokratike për integrimin evropian të Shqipërisë” dhe vlerëson përpjekjet madhore të saj për vendosjen e standarteve demokratike, zgjedhje të lira e drejtësi të pavarur.
Rezoluta evidenton krizën e thellë ulëritëse politike dhe kërkon zgjidhjen e saj të menjëhershme nëpërmjet një reforme efikase zgjedhore si mirëpranim i propozimeve që vijnë nga opozita dhe si dialog konstruktiv midis palëve politike.
Insiston ne bërjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme si rrugëdaljen e vetme nga kriza.
Dekalogu i Partive të qëndrës së djathtë me anë të kësaj rezolute rrëzon përfundimisht alibinë për përkrahjen ndërkombëtare të Ramës.
Rezoluta e ve theksin tek kriminalizimi i thellë i politikës nga mazhoranca, i bërë me mbështetjen e frymëzimin e vetë Ramës.
Kërkon me ngulm penalizimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në blerjen e votës në bashkëpunim me krimin e organizuar.
Këmbëngul për një Gjykatë Kushtetuese të pavarur dhe e cila i vë vulën e drejtësisë votimeve farsë të 30 Qershorit si dhe shpreh përkrahjen për ngritjen sa më shpejt të SPAK e BKH për të konkretizuar luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar.
Rezulata është në çdo gërmë të saj në sinkron me të gjitha qëndrimet e përpjekjet që bën opozita për zgjidhjen e krizës, luftën ndaj krimit e korrupsionit, për standarte demokratike e për zgjedhje të lira e të ndershme.
Rezulata përkrah pa kushte dhe në unanimitet të plotë Partine Demoktratike dhe Lideshipin e saj, duke vlerësuar rolin e pazevëndesueshëm të saj në zgjidhjen e krizës dhe ndërtimin e së ardhmes Europiane.
Mbështetja është e paekuivok dhe besimplote për atë që Partia Demokratike ka bërë deri më tani e mbi të gjitha për atë çka ajo ofron.
Rezoluta është nëshkrimi i kapitullimit ndërkombëtar të regjimit kriminal të rilindjes.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post SHBA-ja paralajmëron sanksione ndaj Turqisë dhe Egjiptit
Next post Albana Vokshi: Kancelarja Merkel mbështet shqiptarët, por duhet të zbatohen kërkesat e PPE dhe Bundestagut