Home Aktualitet “Kushtetuesja”, presidenti Meta konferencë të jashtëzakonshme

“Kushtetuesja”, presidenti Meta konferencë të jashtëzakonshme

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i Republikes Ilir Meta do te zhvilloje sot ne ora 18:30 nje konference te jashtezakonshme per shtyp.

Meta konferencë të jashtëzakonshme lidhur me situatën politike dhe ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas shkarkimit të Besnik Muçit nga KPA.

Ditën e djeshme, KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPK e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6. Dje, Muçi tha se nuk njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Muçi argumentoi se Vettingu për të duhet të kishte ndaluar që në momentin që Meta e dekretoi si pjesë e GJK. I pyetur nga gazetarët pse nuk foli më herët për këtë çështje, ai ia faturoi përgjegjësinë KLP-së.

Lajme te ngjashme