Home Aktualitet “Krimi emëron në administratë”, ish-drejtori i Policisë: Mafia e lidhur ngushtë me politikën

“Krimi emëron në administratë”, ish-drejtori i Policisë: Mafia e lidhur ngushtë me politikën

nga Albina Hoxhaj

Ish-drejtori i Policisë, Ahmet Prençi, nga Shkodra ku promovoi dy librat e tij “Udhë në Pasqyrë” dhe “Vice Versa” deklaroi se krimi është i lidhur me politikën dhe funksionon së bashku.   

Pas promovimit të librave në një deklaratë për mediat Prençi u shprehet se Shqipëria sot po kalon ditë të errëta, pasi kushteti ka lidhje të forta me krimin.

Më tej ai shtoi se grupet kriminale bashkëpunojnë ngushtë me shtetin e pushtetin e tani është krimi dhe pushteti kundër popullit. Ish-drejtuesi i policisë thotë se është kundër Vettingut në polici pasi sipas tij ai është vetëm një mjet presioni ndaj uniformës.

Përderisa krimi emëron në administratë dhe ndan tendera me krimin kjo përbën mafie. Në Shqipëri dhe në Shkodër ka me dhjetra grupe kriminale që janë të lidhur ngushtë me politikën dhe duhet një reagim i të gjithëve për ta ndaluar këtë situatë”, u shpreh më tej Prençi.

Lajme te ngjashme