Home Aktualitet Merr fund gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP dorëzon listën përfundimtare në Kuvend

Merr fund gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP dorëzon listën përfundimtare në Kuvend

nga Albina Hoxhaj

Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dërguar Kuvendit listën me emrat e prokurorëve të cilët janë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. 

Ka qenë kreu i KLP, i cili me anë të një letra lajmëron Kuvendin se e kanë mbyllur garën për pëzgjedhjen e kryeprokuorit dhe tashmë lista duhetë kaloj në seancë plenare për votim. 

LETRA E PLOTË

Në mbështetje të nenit 148/a pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, ligjit nr .97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2019 ka miratuar vendimin nr.236 “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”. Me mbarimin e afatit të ankimimit më datë 21.11.2019, rezultoi se asnjë nga kandidatët në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit.

Për sa më sipër në bazë të nenit 34 dhe 35, të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe tё nenit 21 pika 6 të Rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”; bashkëlidhur Ju përcjellim vendimin nr.236 datë 14.11.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe relacionin shpjegues, si pjesë përbërëse të tij.

Letra e KLP drejtuar Kuvendit

Pak ditë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë nxorri listës me vlerësimet për kandidatët. Mësohet se i pari në listë është Olsian Çela me 459 pikë, e dyta Arta Marku me 406 pikë dhe e treta Fajona Memçaj me 362 pikë. Sipas proçedurës, prokurori i ri do të zgjidhet jo më larg se data 20 dhjetor. Arta Marku ishte e vetmja që kontestoi këtë renditje duke kërkuar shpjegime nga KLP për pikët që kishte marrë, por ajo nuk kërkoi apelimin e rezultatit. 

Lajme te ngjashme