Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook, shkruan se sot është dita e referendumit të tradhtuar. Sipas Metës sot është dita për një referendum të ri, duke publikuar dhe një foto të Kushtetutës.

“Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. KOHA PËR REFERENDUM TË RI!”, shkruan Ilir Meta.

Data 22 nëntor shënon dhe ditën kur është miratuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë 2i vite më parë. Në vitin 1998 është miratuar Kushtetuta e Shqipërisë, e cila është edhe sot pavarësisht se ka pësuar shumë ndryshime.