Gazetari Bledian Koka në studion e lajmeve në RTV Ora ka denoncuar kërcënimin, që sipas tij, prokurorë në detyrë i bëjnë redaksive të mediave dhe gazetarëve.

Sipas Kokës, kjo është një kambanë alarmi, duke paralajmëruar se këto denoncime shumë shpejt do të bëhen publike.

Bledian Koka: Ne sot kemi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, i cili është përjashtuar për çështje pasurie, por lajmi i keq është që sot ka prokurorë që janë në detyrë, të cilët kërcënojnë redaksi mediash, deri në kërcënime fizike….

Beti Njuma: E keni fjalën për kërcënime personale?

Bledian Koka: Po, kërcënime personale, merren me gazetarët dhe me redaksi të caktuara medias që punojnë në Shqipëri, të cilët ata i kërcënojnë pse publikojnë informacion që kanë të bëjnë me pasurinë. Kjo është një kambanë alarmi. Jam i sigurt që informacionet të këtij denoncimi që po bëj sonte (për mua kjo është shqetësuese) do të dalin shumë shpejt në media. /ora news/