Home Aktualitet Klodiana Lala zbulon ambasadën që shantazhoi Blushin. Artan Hoxha: Po pres videon përvëluese dhe erotike

Klodiana Lala zbulon ambasadën që shantazhoi Blushin. Artan Hoxha: Po pres videon përvëluese dhe erotike

nga Albina Hoxhaj

Dy gazetarët, Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë dhënë detaje në lidhje me shantazhin që Presidenti Ilir Meta u shpreh se është ushtruar mbi zëdhënësin e tij Tedi Blushi.

Të ftuar në emisionin “Opinion“, Hoxha dhe Lala dhanë idetë e tyre në lidhje me këtë shantazh. Hoxha u shpreh se ka mbetur në pritje të videoje që janë premtuar.

Deklarata që ka patur zëdhënësi i presidentit, ku është përmendur edhe emri i një punonjësi i ambasadës dhe përmendja e emrit të tij, e para ka qenë jo etike jo diplomatike. Nëse Guri i jep leje, ne jemi gati ta nxjerrim transitin e telefonatës. Na është premtuar një video përvëluese, na është thënë edhe për një video erotike dhe asgjë kemi. Është kërkuar që të mos kërkohet emri i personelit të ambasadës. Është kërkuar që emri i personit, ti mund ti drejtohesh Ambasadës, por jo një personi,”– tha ai më tej.

Ndërsa Lala shtoi se mund të bëhet fjalë për ambasadën italiane.

Nuk di të jetë kërcënuar, do duet të kishte një denoncim zyrtar, nuk ka një denoncim zyrtar ende dhe nuk referohem tek fjalët edhe pse i thotë Presidenti i Republikës. Me sa më thonë, lidhet me një status tjetër që flet për një tjetër ambasador, që kontrollohet nga Engjell Agaçi. E ka fjalën për ambasadën italiane,”- shtoi ajo.

Lajme te ngjashme