Home Politike Faturat/ Deputeti i PS, Alket Hyseni nuk paguan energjinë elektrike, 17 milionë lekë detyrime ndaj OSHEE

Faturat/ Deputeti i PS, Alket Hyseni nuk paguan energjinë elektrike, 17 milionë lekë detyrime ndaj OSHEE

nga Albina Hoxhaj

Energjia elektrike dhe detyrimet ndaj OSHEE lanë në errësirë qindra familje, shumë të tjerë u arrestuan dhe mbeten në qeli. Por standardi i dyfishtë, i përdorur jo për herë të parë, bën që funksionarë të lartë të Partisë Socialiste të mos shlyejnë detyrimet.

Alket Hyseni, deputeti i PS i detyrohet OSHEE 17 milionë lekë për energjinë e papaguar, ndryshe nga qytetarë të tjerë të Republikës së Shqipërisë,  Alket Hyseni nuk i është ndërprerë energjia elektrike dhe nuk ka bërë asnjë ditë burg për këtë detyrim financiar  të pashlyer. U sjellim në vëmendje dy raste: Një kryefamiljar në Shkodër ra në tension dhe la jetën, sepse OSHEE i kishte prerë dritat. Viktima shkoi të lidhë dritat drejt e në shtyllë për fëmijët e tij. Një tjetër person vrau veten në qeli në Lushnje, sepse e arrestua dhe nuk gjeti rrugëdalje e nuk mund të paguante faturën e energjisë elektrike. I dha fund jetës prej mjerimit dhe turpit të pafuqisë që të bën varfëria.

Por Alket Hyseni, deputeti që tronditi opinionin publik me komentet për autizimin dhe ndaj të cilit nuk u mor asnjë masë, mbetet debitor i energjisë elektrike me plot 17 milionë lekë.

Hyseni është deputeti me pasuri të madhe dhe të dyshimtë, që ka tërhequr pranë vetes kaq shumë urrejtje. Në shtator të vitit të shkuar, disa media raportuan se Alket Hyseni mund të përjashtohej nga grupi parlamentar i PS. Ai ishte caktuar në krye të një task-force që do verifikonte tjetërsimin e pronave sidomos në jug të vendit. Por vetë Hyseni u akuzua për tjetërsimin e një prone që duhej të verifikonte. Jo pak, por mbi 11 mijë metra katrorë në Dhërmi, në një prej zonave më të lakmuara në Shqipëri. Pikërisht në këtë zonë u dha leja për një resort të madh turistik. Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi hetimet e nisura ndaj tij pas denoncimeve në media. Prandaj, ky njeri nuk ka përse të paguajë dritat, përderisa në burg përfundojnë përfundojnë të varfrit dhe të pamundurit.

Lajme te ngjashme