“RULE OF LOW OR RULE OF POWER” (“Sundim i ligjit apo sundim i pushtetit”)

Read Time:2 Minute, 29 Second

Nga Gentian Çala

Kriza politike e cila nuk po gjen zgjidhje po zhvendoset dhe përthyehet në krizē ndërinstitucionale dhe të sistemit të drejtësisë. Ajo që po ndodh është një përplasje midis dy koncepteve: nga njëra anë e “SUNDIMIT TË LIGJIT” dhe nga ana tjetër e “SUNDIMIT TË PUSHTETIT”. E para, po udhëhiqet nga Presidenti Meta dhe mbështetet nga Opozita, kurse e dyta nga Rama dhe Rilindja. Përplasja ka “tifozët” e saj vendas dhe ndërkombëtarë në të dyja anët, ku shijet përcaktohen nga interesat e secilit.

Parimi përballë pragmatizimit, morali kundrejt intrigës, sundimi i ligjit apo autokracia, kjo duket çështja. Ithtarët janë rrjeshtuar, kurse populli konfuz ndjek shfaqjen. Arbitrimi duket i vështirë, por vendet e fuqishme partnere (ShBA dhe BE) janë pa ekuivoke në mbështetje të sundimit të ligjit. Beteja duket se ka fuqizuar Presidentin, i cili është më pak se çdo herë tjetër diplomatik, pasi duket se nuk vend për të qenë i tillë përballë sektit sundues pa skrupuj. Opinioni nga Komisioni i Venecias duket si varkë shpëtimi për pozicionin e Dvoranit, por e pamjaftueshme dhe realitivisht e besueshme.

A mund të jetojnë bashkë shteti ligjor me autokracinë?! Natyrisht që jo! Ndaj beteja duket si produkt bashkëjetese së pamundur të dy të kundërtave, ku fiton gjithmonë sundimi i ligjit. Beteja e fundit e Ramës është e destinuar të humbasë pa nisur mirë. Kësaj here asgjë nuk mund ta shpëtojë, as paratë, as miqtë e oborrit dhe të interesave, as diplomatët rrotëvajosur. Këtu duket se po shkruhet thjesh kapitulli i fundit i sundimit të pushtetit, ndaj kërcënimet dhe tonet janë shtuar.

Beteja si kjo kanë bërë të tjerë para nesh, kombe që sot kanë sundim ligji dhe jo sundimtarë. Ndaj ne nuk po ecim në një rrugë të pashkelur nga të tjerët. Sundimtarët nuk kanë fituar atje, pra nuk ka për të ndodhur edhe te ne. Amerikanët këtë betejë e kanë bërë thuajse 100 vjet më parë, europianët e kanë bërë kryesisht pas luftës së dytë botërore, ballkanasit e kanë nisur në dy dekadat e fundit. Ne po e nisim rishtas. Kjo nuk ka për të qenë as e lehtë dhe as pa kosto, por do njerëz që duan vendin dhe ligjin. Beteja e Presidentit Meta është në thelb beteja e sundimit të ligjit.

A e kuptoni se pse shumë personalitete që takohen me Presidentin thonë se dëgjuam gjëra shumë të rënda, sepse pushteti i Ramës është dalldisur deri në kufij të absurdit, duke provuar me gjjthfarë marifetesh kapjen e institucioneve, dalldi ku janë përfshirë edhe disa individë me kostum diplomati. Një drejtues i besuar nga populli i tij nuk ka nevojë për avokacinë e të huajve, por Rama nuk e ka dhe i duhet kjo që ti japë besueshmëri qëndrimeve apo akteve të tij dhe të atyre që i shërbejnë.

Kohëra të vështira me një fund të qartë kristal, e vërteta dhe e drejta do t’ia dalë mbanë. Sundimi i ligjit do të jetë ajo që triumfon në fund, se është ajo çka duan shqiptarët.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Opozita ia ka dalë të shpëtojë demokracinë dhe të sjellë shpresë
Next post Faturat/ Deputeti i PS, Alket Hyseni nuk paguan energjinë elektrike, 17 milionë lekë detyrime ndaj OSHEE