Media italiane: Stadiumi xhevahir i Tiranës

Read Time:1 Minute, 12 Second

Këtu në Tiranë mbase ka magjistarë, pasi për tre vjet shembën stadiumin e vjetër dhe ndërtuan një të ri ku punuan ditë e natë 500 persona, një fole milingonash që ndërtoi një arenë për sportin dhe kohën e lirë, me dyqane, një qendër kongresesh, madje edhe një hotel me një kullë që ngjason me Maratonën, shkruan Angelo Giorgetti për lanazione.it.

‘’Një investim prej 80 milionë eurosh për 22 mijë vende në qendër të qytetit, parkingu për veturat është nëntokësor, një stadium shumëfunksional i ndërtuar në vend të stadiumit të vjetër të viteve 1930, nga një tjetër arkitekt fiorentin, Gherardo Bosio.

Nëse integrimi me Evropën kalon nga sporti këtu jemi një hap përpara. Kantieri gjigant në qendër të Tiranës është një mësim për të gjithë, përfshirë Italinë. Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo flet për periudha të realizimit stratosferik nëse i krahasojmë me ato të vendit tonë.

Pranë tij, arkitekti Marco Casamonti, një fiorentin si Bosio, i cili së bashku me firmën e lidhur “Archea” menaxhuan ndërtimin e stadiumit në kohë rekord, i pari në Shqipëri që ndërthur çelikun me betonin, por jo vetëm, thjesht hyni dhe shikoni përreth.

“Është një krenari që kemi arritur të krijojmë këtë punë në një kohë kaq të shkurtër, falë energjisë që mund të frymëzojë ky vend. Unë besoj se shumë stadiume në Europë, madje edhe ato më moderne, mund të gjenin elemente risi për të përmirësuar standardet e tyre”, thotë Casamonti.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Emojit e rrjeteve sociale studiohen në universitete
Next post Reforma në drejtësi, Panariti: Shqipëria ndodhet në koma!