Home Aktualitet Meta zotohet se do mbrojë deri në fund Kushtetutën, gjen dhe ushtarin e dytë

Meta zotohet se do mbrojë deri në fund Kushtetutën, gjen dhe ushtarin e dytë

nga Albina Hoxhaj

 Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot një deklaratë jo të zakontë, pasi nuk foli nga zyra e tij po shkoi tek gazetarët e prisnin tek dera. Meta shkoi vet tek hyrja kryesore e Presidencës dhe sulmoi maxhorancën dhe një pjesë të ndërkombëtarë që i quati palaço.

Gjatë fjalës së tij tha se ai do të mbrojë deri në fund Kushtetutën dhe nuk do lejojë askënd që të tallet.

Pasi përshëndeti gazetarët, Meta shkoi tek një nga ushtarët e Gardës së Republikës në oborrin e Presidencës dhe e nderoi me qëndrim ushtarak.

Mësohet se Presidenti Meta ia tha se ‘Ti do jesh ushtari i dytë në mbrojtje të Republikës se ushtari i parë do jem unë”.

Lajme te ngjashme