Pas takimit me Presidentin Ilir Meta, Bujar Nishani ka deklaruar se për ngërçin në Kushtetuese se po tentohet të minohet institucioni i Presidencës. Nishani ka theksuar se në këtë takim është njohur me disa çështje të cilat nuk janë bërë publike më parë.

“Një kaos dhe anarki dhe sulm të rëndë të kushtetutës. Prishje të balancave dhe goditje e ashpër e rëndë barbare publike ndaj Kushtetuetës dhe Reformës. Me aktin që ka ndodhur në kushtetuese ku kuvendi dhe mazhoranca jo vetëm nuk nje tagrin e Presidencës. U njoha edhe me disa çështje të pa bëra publike të Presidentit. Që tregojnë për një tendencë për të minuar Presidencën. Ndaj e mbështes presidentin plotësisht në qëndrimin e tij. Proces i Reformës është sistem që shqiptarët po duan ta mbajnë gjallë. I takon presidentit të bëjë publike, por cdo veprim është në kompleksitetin për minimin e procesit që ka ndjekur presidenti për ndërtimin e shtetit të së drejtës. ” tha Nishani.