Shkarkimi i Muçit, Taulant Balla: Si mund të jesh anëtar i Kushtetueses kur je shkarkuar nga Vettingu?

Read Time:1 Minute, 20 Second

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguarppas vendimit të KPA për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin.

Në një reagim për mediat, Balla u shpreh se Partia Socialiste kurrë nuk komenton vendimet e vetting-ut, pasi sipas tij ato vendime duhet vetëm të zbatohet. Më tej Balla u shpreh se nuk mund të qëndrojë askush në detyrë kur ësthë shkarkuar nga Komisioni i Posacëm të Apelimit.

“Se pari asnjë përfaqësues i PS, nuk ka komentuar dhe nuk komenton kurrë vendimet e dy niveleve të Vetting-ut. Vendimet e komisionit të vlerësimit janë të autoriteteve kusthetuese dhe nuk mund të kenë asnjëlloj atakim politik. Polivia boll ka mbajtur peng reformën në drejtësi dhe politikanët duhet të heshtin me procesin e pastrimit të drejtësisë. Në këtë kontekst dua të them që ne nuk i komentojnë vendimet e Vettingut, ato janë të zbatueshme. Ne e dimë që vendimi i KPK të pezullon nga detyra dhe kur ku vend është marrë nga KPA është i detyrueshëm për tu zbatuar. Si mund të jesh gjyqtar kur je i shkarkuar nga vetting-u, kjo është qesharake.  Por kjo është çështje u takon institucioneve. Vendimet nuk diskutohen ato vetëm zbatohen.”, u shpreh ndër të tjera Balla.

KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPA e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shtyhet seanca në gjykatën e Vlorës për Dritan Zaganin, shkak bëhet Ministria e Drejtësisë
Next post “Kushtetuesja”, Ilir Meta: Disa palaço ambasadorë duan të na përdhosin, zgjidhja referendumi