Home Aktualitet Ngërçi në Kushtetuese, Balla: Për shkeljet e Metës do t’i drejtohemi Venecias

Ngërçi në Kushtetuese, Balla: Për shkeljet e Metës do t’i drejtohemi Venecias

nga Albina Hoxhaj

Gjykata Kushtetuese ka thelluar krizën politike dhe institucionale pas vendimit të së enjtes të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit I cili shkarkoi nga detyra anëtarin e parë të Kushtetueses të dekretuar nga presidenti i republikës Ilir Meta, Besnik Muçi.  Në një reagim zyrtar të Presidencës menjëherë pas marrjes së këtij vendimi zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi u shpreh: “ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet”, Blushi përmbyll reagimin duke e cilësuar këtë një turp!

Nga radhët e mazhorancës I vetmi që reagoi për këtë vendim ishte kreu I grupit parlamentar të partisë Socialiste Taulant Balla.

Më tej, ai shtoi se për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta duhet të shtohen edhe shkeljet e bëra me Gjykatën Kushtetuese dhe të merret mendimi i Komisionit të Venecias.

 “Komisioni Hetimor nëpërmjet kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi do t’i drejtohet Komisionit të Venecias. Një komision një institucuion i gjithëpranuar, për cilësinë e opinionve të veta. ‘Venecia’ edhe për zgjedhjet ka pasur një draf të qartë dhe është e domosdoshme që edhe në këtë rast, që sapo të jetë miratuar zgjerimi i objektit të hetimit, t’i drejtohemi menjëherë Komisionit të Vnencias të japë vlerësimet e veta. Edhe zëdhënësja Kocijancic  ka qenë në të njëjtën gjatësi vale për këtë ngërç të krijuar nga veprimet dhe mos veprimet e Metës”

Prite që ky vendim për shkarkimin e Besnik Muçit të shkaktojë reagime të shumta, pasi vetë muçi ka deklaruar se nuk e njeh këtë vendim dhe nuk do të largohet nga Gjykata Kushtetuese.

Lajme te ngjashme