Nga Edmond Panariti

Ne nje hark kohor prej dy muajsh dy shtete Evropiane, Greqia dhe Sllovenia, bllokojnë sasira te medha perimesh tona per eksport per prani të pesticideve te ndaluara per tu perdorur kategorikisht ne BE.. Autoriteti Evropian i Ushqimit, i ka percaktuar te dy keta kimikate te zbuluara te perimet tona, perkatesisht metilominen dhe klorpirofosin si shumë te rrezikshem per shendetin, pra nuk lejohet prania e asnje gjurme e tyre ne Evropë dhe bujqesine e saj… Por ato zbulohen dhe bllokohen ne kufi te perimet tona… Cfare po ndodh? ….Po ndodh qe stoqet e ndaluara te ketyre helmeve, ne vend qe te asgjesohen ne BE, po infiltrojne, shiten dhe perdoren ne vende si Shqipëria.. Perse ndodh kjo? Separi, sepse trafikohen dhe futen kontrabandë te ne.. Se dyti dhe ketu qendron pergjegjesia e institucioneve te sigurisë ushqimore, nuk kryhen analiza per ti zbuluar ato ne kohe sic beri Greqia dhe Sllovenia… Si i behet? Nuk na mbetet gjë tjeter vetëm te vetmbrohemi? Po si?.. Nje keshille praktike! Te dy helmet e pershkruara si shumë te rrezikshme jane te treteshme ne uje.. Por eshte e pamjaftueshme, te largohen me nje larje te shpejte. Prandaj per ti asgjesuar, para se te konsumoni fruta dhe perime, harxhoni pak kohe dhe lerini ato te mbuluara me uje te vaket per 5 minuta dhe me pas shpelajini para se ti konsumoni.. Provat analitike vertetojne se nje veprim i tillë eliminon 95% të rrezikut.