KPA e shkarkoi, Muçi: Nuk më heqin dot nga Gjykata Kushtetuese

Read Time:3 Minute, 0 Second

Në një prononcim për media, Besnik Muçi sqaroi se çfarë ka ndodhur konkretisht gjatë këtij procesi.

Besnik Muçi: Të nderuar gazetarë, më lejoni të shpreh falenderimin tim për të gjithë ju që keni ndjekur procesin tim, sidomos 4 muajtë e fundit, keni pasqyruar me realizëm, përveç njërit që ka shpifur në mënyrë të vazhdueshme dhe perverse këto kohë. Kjo është e lidhur me vendimin dhe shkaqet pse KPA dha këtë vendim. Është e lidhur në këto shkaqet. Më lejoni t’ju sqaroj qytetarëve shqiptarë se shkaku kryesor është diferenca e deklarimit në 4 vite për 6 milionë lekë të vjetra, të llogaritura sipas KPK dhe të pranuara me KPA, në kundërshtim me të dhënat e deklaruara. Shkaku i dytë i ankimimit është mosdeklarimi i tokës bujqësore që gruaja ime mori në vitin 1991. Ligji e parashtron qartë që është një pasuri me burim të ligjshëm, dhe KPA e mori si shkak për vendimin që mori. Shkaku tjetër i vendimit është pasuria e ndërtuar në 1985, kur gruaja ime ka qenë fëmijë. Për 400 mijë lekë të vjetra, me këmbëngulje të admirueshme nga Komisioneri, KPA e mori si shkak. Tjetër shkak, ishte huatë e marra nga familja ime, 3 mijë euro xhaxhai, 500 mijë lekë babai dhe motra. Provova që familja ime kishte të ardhura të tjera, por Komisioneri Publik kishte një këmbëngulje të admirueshme. Shkak tjetër ankimimi ishte se motra dhe burri nuk provojnë burimin për 6 mln. Unë dorëzova dokumentin e sjellë nga Anglia, ku burri i motrës sime provon që në 2005 ka paguar 17 mijë paundë taksa atje. Unë s’di ç’të provoj më shumë. Lidhur me personin, që ky A.L, kam patur një marrëdhënie shoqërore, i dënuar në shkallë të parë për moskallëzim krimi. Kuptojeni vetë, çfarë cënimi të publikut mund të bëj unë si prokuror kur unë kam marrëdhënie me dikë që vij nga një zonë. Se kam njohje me dikë që është dënuar dhe më pas ka marrë pafajësi. Këto ishin shkaqet për të cilat ky kolegj i nderuar më shkarkoi. KPA pavarësisht se kishte verifikim nga KPK, kërkoi sërish hetim dhe asgjë e re nuk doli. Por kjo është shkelje e ligjit, pak a shumë. Nga pikëpamja ligjore, jam i lehtësuar, se më thoni mua, kush është ai qytetar shqiptar, pasuria e të cilit të mos ketë probleme të natyrës së qindra mijëra lekëve. Unë e kam thënë në një dalje tjetër, jam bërë vetë prokuror dhe kam 18 vite prokuror. Duke zbatuar ligjin, pa asnjë masë disiplinore. Mëkati i vetëm që kam bërë, për ata zotërinj që janë marrë me mua, nga SHBA e institucionet e tjera të nderuara, i vetmi mëkat ishte se aplikova për anëtar të GJK. Mëkatin tjetër e bëri Dvorani që më listoi në vend të tretë. Mëkatin e katërt e bëri Meta që më emëroi anëtar të GJK. Ku qëndron problemi im në këtë situatë. Çfarë mund të bëjë një prokuror karriere që beson tek drejtësia, duke respektuar në mënyrë rigoroze procedurat dhe ligjin. Vendimi i KPA, nuk afekton vendin tim si anëtarët e GJK. S’mund të më prekë vendin tim në GJK, që do të thotë neni 130 i Kushtetutës. Që në momentin që unë kam bërë betimin, kam humbur statusin e prokurorit, Kolegji s’ka patur më kompetencë të më hetonte. …me ndryshimet e fundit të vitit 2016 të Kushtetutës. Nga momenti që presidenti më dekretoi njoftoi KLP për dekretin tim dhe betimin tim. Zoti Ibrahimi, me mosveprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetër, edhe pse ka pasur detyrimin ligjor. Janë veprime të institucioneve kushtetuesve. Ky vendim nuk ka efekt!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post KPA shkarkon Muçin, reagon Presidenca: Zero surprizë nga vetingu i partisë, Turp!
Next post Panariti: Kush dhe si i trafikon pesticidet e ndaluara në Shqipëri?