Menjëherë pasi KPA shkarkoi nga detyra anëtarin e parë të dektetuar nga presidenti i Republikës në Gjykatën Kushtetuese, ka reaguar ashpër presidenca duke e cilësuar këtë një turp.

“ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”, shkruannzëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi.