Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është takuar sot më një zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe me të cilin ka folur për aktualitetin politik dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Gjosha i ka shprehur mirënjohjen zyrtarit britanik John Turner për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Z. John Turner, oficer në zyrën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe. Diskutuam së bashku mbi aktualitetin politik dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. Mirënjohje për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë dhe rajonit tonë ndër vite!”, shkruan Gjosha.