Home Aktualitet “Ngërçi me Kushtetuesen të zgjidhet nga Venecia”, Preidenca u përgjigjet ashpër ambasadave: Mjaft më!

“Ngërçi me Kushtetuesen të zgjidhet nga Venecia”, Preidenca u përgjigjet ashpër ambasadave: Mjaft më!

nga Albina Hoxhaj

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, në një reagim në rrjetet sociale iu është përgjigjur ambasadave në vendin tonë, të cilat shprehet se ngërçi me Kushtetuesen mund të zgjidhet nga Komisioni i Venecias.

Reagimi i plotë:

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.
Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik.
Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!
Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!

Deri tani dy ambasada në vendin tonë, ajo Italiane dhe e SHBA janë shprehur se ngërçi me Gjykatën Kushtetuese mund të zgjidhet nga Komisioni i Venecias. Pak ditë më parë ambasadori Alberto Cutillo u shpreh se duhet t’i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Po sot në të njëjtën linjë ka qenë dhe ambasada e SHBA e cila shkruan se zgjidhja nuk mund të vijë nga Shqipëria, pasi palët janë interpretime të ndryshme Kushtetutës.

Lajme te ngjashme