“Kushtetuesja”, SHBA del mbi palët: Çështja të dërgohet në Komisionin e Venecias

Read Time:1 Minute, 18 Second

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të ambasadës në Tiranë, kanë reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Ambasada e SHBA në Tiranë një një deklaratë zyrtare, tregon se nuk bëson asnjë nga palët politike në vend në lidhje me ngërçin me Gjykatën Kushtuese.

Deklarata e Plotë:

Reforma në drejtësi është një nga prioritetet më të larta të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Përparimi i vazhdueshëm i reformave është thelbësor për çuarjen përpara të qëllimit tonë të përbashkët të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria ndodhet në prag të ringritjes së Gjykatës së saj Kushtetuese, një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi. Megjithatë ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi. Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara.

Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit. Teksa Shqipëria ndërmerr këto reforma thelbësore, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të saj si një vend mik, partner dhe aleat.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Protagonistë të videos seksuale, zyrtarja e Ministrisë së Brendshme e ambasadori i vendit mik
Next post “Ngërçi me Kushtetuesen të zgjidhet nga Venecia”, Preidenca u përgjigjet ashpër ambasadave: Mjaft më!