Home Aktualitet Meta e dekretoi gjyqtar të Kushtetueses, sot KPA vendos për Besnik Muçin

Meta e dekretoi gjyqtar të Kushtetueses, sot KPA vendos për Besnik Muçin

nga Albina Hoxhaj

Sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të marrë vendimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.

Në seancën e fundit para vendimit, Komisioneri Publik i ka qëndruar kërkesës së tij për shkarkimin e Muçit me argumentin se ka deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme në lidhje me pasurinë, ndërsa sot fjalën e ka trupa e Kolegjit. “Provat e reja nuk sjellin ndonjë rezultat ndryshe nga ai i pari.“, deklaroi në seancë KP.

Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit nga KPK, u ankimua nga Komisioneri Publik pasi personi të cilit Muçi i kishte blerë shtëpinë ishte i dënuar për moskallëzim krimi. Sipas raportit të DSIK, Muçi ka kontakte të papërshtatshme me një biznesmen, i cili rezulton me probleme ligjore, i cili është Armand Lilo.

Muçi u propozua për Kushtetuesen nga vetë presidenti Ilir Meta, për t’u emëruar disa ditë më pas edhe pse gjyqtari ende nuk i ka mbyllur llogaritë me Vettingun. 

Lajme te ngjashme