Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka deklaruar se kompania e Arbër Çekajt, ku u gjetën 613 kg kokainë në Maminas është e financuar nga shteti.
Në studion e emisionit ‘Repolitiks’, Rusta tha se Çekaj është një personazh i njohur për shtetit shqiptar sepse 7 dhomat e pjekjes së kësaj kompanie janë financuar nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, në varësi të ministrisë së Bujqësisë.
“A e dini ju se kompania e Arbër Çekaj është e financuar nga shteti, (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural) AZHBR. 7 dhomat e pjekjes së bananeve është një investim nga shteti shqiptar”, bën me dije Rusta./shqiptarja.com/