Ministria për Evropën dhe Punët e Jashmte javën e ardhshme do të zhvillojë një konferencë, në datën 25 nëntor. Sipas njoftimit për mediat bëhet me dije se  tema e konferencës është “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit perëndimor”.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Nëse shikon dokumentin, emri Gent Cakaj është më i përdoruti në tekst, pasi ministri në Detyrë, Gent Cakaj do të jetë folësi kryesor. Konferenca do të nis në orën 09:00 të mëngjesit dhe përfundon në mesditë në ora 12:45 dhe përgjatë këtyre katër orëve folësi i vetëm është Gent Cakaj.

Të vetmet ndërprerje Cakaj do i ketë nga 5 minuta, kur mund të ketë ndërhyrje të ftuarit, të cilët njihen si bashkëbisedues sipas dokumentit.

Ministri do të mbajtë fjalën hapëse të konferencës dhe më tej dhe fjalët në sesionet e tjera të kësaj konference. Nga fjala me temë “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit perëndimor”, tek “Roli i Shqipërisë në promovimin e trashëgimisë kombëtare”, Gent Cakaj praktikisht do të jetë folësi i vetëm në këtë konferencë.