Për kapjen e 613 kg kokaine, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 burg për Arbër Çekajn.Ndërsa për Donaldo Lushaj kërkon 14 vite burg dhe për Armando Pezakun 13 vite. Theksojmë se të tre të arrestuaerit kanë pranuar gjykim të shkurtuar dhe nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për 21 vite burg, Çekaj do të vuajë vetëm 14. Ndërsa Aramndo Pezakun nga 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite) dhe menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj nga 14 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite.
Një tjetër detaj që duhet nënvizuar është se Prokuroria e akuzon Arbër Çekajn vetëm për 90 kg dorgë. “Arbër Çekaj është i dyshuar edhe për 90 kokainë të kapur në Kolumbi në 2015. Çekaj iku me 25 shkurt 2018 nga pika kufitare Vernicës dhe u fsheh në Kosovë dhe më pas iku në Gjermani. Çekaj bisedoi me Lushajn se çfarë gjeti antidroga në kontenier në Durrës” , deklaroi prokurori Edvin Kondili në seancë.
Ndërsa Arbër Çekaj ka mohuar çdo akuzë. “As kamioni, as droga, konetineri nuk janë të miat. Prokuroria vendosi hapjen me dhunë të konteinerit në pronën time”, është shprehur ai gjatë seancës.