Home Aktualitet Vendimi i Ramush Haradinajt: 28 Nëntori në Kosovë festë zyrtare, njihet si Dita e Flamurit

Vendimi i Ramush Haradinajt: 28 Nëntori në Kosovë festë zyrtare, njihet si Dita e Flamurit

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë vendimin që të shpallë 28 Nëntorin si festë kombëtare në Kosovë. Vendimi i marrë sot shpall zyrtarisht 28 Nëntorin si Dita e Flamurit edhe në Kosovë. Haradinaj shton se vendimin e ka marrë për të respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare dhe motivi është aspekti historik.

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.”, shkruan Ramush Haradinaj.

Lajme te ngjashme