Holandë, 25 migrantë zbulohen në një kontejner frigoriferik

Read Time:48 Second

Të paktën 25 migrantë u zbuluan dje në një kontejner frigoriferik në bordin e një anijeje holandeze që ishte nisur drejt Britanisë së Madhe, njoftoi policia dhe shërbimet holandeze të shpëtimit.

”Migrantët klandestinë, origjina e të cilëve nuk u bë e ditur, kanë marrë përkujdes mjekësor në portin e Vlaardingen, pranë Roterdamit dhe dy prej tyre janë shtruar në spital për mundësinë e një hipotermie”, sipas këtyre burimeve.

Ky zbulim ndodhi disa javë pas atij të 39 vietnamezëve të vdekur në një kamion frigoriferik, në fund të tetorit në Britaninë e Madhe.

Njëzet e pesë personat kanë zbritur nga anija dhe kanë marrë kujdesin mjekësor të nevojshëm.

Më herët, një mesazh i ardhur nga anija theksonte se asnjë person nuk e kishte humbur jetën.

”Anija i përkiste kompanisë DFDS Seaways. Kjo e fundit theksoi se migrantët ishin ngjitur në bord me anë të një gjysmë rimorkioje”, sipas gazetës “De Telegraaf”.

“Drejtuesi i kamionit u arrestua”, shtoi e përditshmja.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kushtetuesja, Ulqini: Meta, histeri ndaj ndërkombëtarëve
Next post Suel Çela i pafajshëm, PD: Shërbëtor i pushtetit të Edi Ramës, shqiptarët e morën mesazhin