Home Aktualitet LSI ashpërson tonet, Luan Rama: T’i themi ‘ndal’ duarve të pista të politikës në reformën në drejtësi

LSI ashpërson tonet, Luan Rama: T’i themi ‘ndal’ duarve të pista të politikës në reformën në drejtësi

nga Albina Hoxhaj

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama në një dalje publike për mediat i bëri thirrje maxhorancës që të heqë ‘dorë’ nga kapja e reformës në drejtësi dhe Gjykatës Kushtetuese.

Me tonën të ashpra Luan Rama theksoi se është momenti që t’i jepet fund futjes së duarve të politikës në reformës në drejtësi.

“Ajo që po ndodh në Gjykatën Kushtetuese dhe përpjekja për ta zaptuar zbulon qasjen e qeverisë për të kapur reformën në drejtësi, është momenti per ti dhënë ndal duarve të politikës dhe ndal ndaj reformës në drejtësi. Ndal duarve të pista të politikës në sistemin e drejtësi. Duan të kapin jo vetëm reformën por edhe të komprometojnë qytetarët. Lufta e shpallur nga ana e maxhorancës dhe qeverisë për të kapur gjykatën Kushtetuese, është luftë kundër Kushtetutës”, tha Luan Rama.

Po ashtu zëvendëskryetari i LSI-së tha se qytetarët shqiptarë duhet të bëhen të vetëdijshëm që të mbrojnë kushtetutën.

“Mbrojtja e Kushtetutës është detyrë e çdo qytetari. Është mbrojtje e të gjithë investimeve që ka bërë çdo qytetar. LSI është e vendosur dhe do të kontribuojë maksimalisht për të qenë faktor bashkues. Për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme jo thjesht të Metës si ‘gardiani’ i parë. Gjermania është platforma ku duhet të ecë Shqipëria. Dua të denoncoj spekulimin dhe mashtrimin e Ramës me votimin e paligjshëm të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese se kjo ka qenë në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Nuk është e vërtetë që ka ndërkombëtarët të kërkojnë të shkelet Kushtetute dhe të bëhet zgjedhje në të mirë të Kushtetutës. LSI i bën thirrje maxhorancës që të largojë duart nga reforma në drejtësi dhe të largojë duart nga Gjykata Kushtetuese. Qytetarët shqiptarë duhet të bëhen të vetëdijshëm që të mbrojnë kushtetutën”, përfundoi Luan Rama.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!