Home Aktualitet Ngërçi në Kushtetuese/ Balla: Shkarkimi i Metës është domosdoshmëri, ka abuzuar me pushtetin e tij për dekretimin e Xhaferllarit

Ngërçi në Kushtetuese/ Balla: Shkarkimi i Metës është domosdoshmëri, ka abuzuar me pushtetin e tij për dekretimin e Xhaferllarit

nga Albina Hoxhaj

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla teksa ka folur për ngërçin në Kushtetuese ka deklaruar se shkarkimi i Metës është domosdoshmëri.

“Presidenti ka shkelur Kushtetutën. Shkarkimi i Metës është domosdoshmëri. Me Xhaferllarin ka vepruar pëtej kometencës së tij dhe ka abuzuar me pushtetin që i ka dhënë Kushtetuta. Kjo ka sjellë edhe pasoja të rënda për Gjykatën Kushtetuese. Marsida Xhaferllari ka marrë një mandat jashtë ligjit. Arta Vorpsi ka fituar në bazë të ligjit mandatin Kushtetues. Arta Vorpsi është emëruar sipas ligjit. Në këtë rast presidenti po shkel ligjin. Meta po i cënon të drejtën gjyqtares Vorpsi. Shkelejet e Kushtetutës së Meta janë bërë kronike. ”, u shpreh Balla.

Balla tha se maxhoranca do të vazhdojë veprimet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke i dërguar Komisionit Hetimor materiale të reja shtesë për veprimet apo mosveprimet në rastin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne sot po depozitojmë këtë kërkesë, si shkelje tjetër e Kushtetutës nga ana e Presidentit Meta.”, u shpreh ai para gazetarëve.

Lajme te ngjashme