Home Aktualitet ‘Jemi policë, ku e ke djalin?’/ Hajdutët bëjnë kërdinë në Fushë-Milot, marrin 300 mijë euro

‘Jemi policë, ku e ke djalin?’/ Hajdutët bëjnë kërdinë në Fushë-Milot, marrin 300 mijë euro

nga Albina Hoxhaj

Gjatë pasdites së djeshme në Fushë-Milot është grabitur banesa e Taf Shabanit, ku janë marrë nga grabitësit 300 mijë euro, të cilat ndodheshin brenda një kasaforte. Pas grabitjes Shabani ka denoncuar rastin në polici dhe ka dëshmuar se shuma që i vodhën është mbi 300 mijë euro, të cilat sipas tij janë kursime të djemve në Itali prej 30 vitesh dhe vajzës që ndodhet në Tiranë. 

Hume Shabani, zonja e cila është përballur me grabitësit dhe ka treguar se autorët kanë qenë tre, pa armë, por me maskë ndërsa janë prezantuar si efektivë policie. Sipas saj në momentin që ata kanë shkuar në banesë, kanë deklaruar se ishin në kërkim të djalit të saj Xhevahir Shabani që ndodhet në burg në Itali, por sipas tyre ishte arratisur dhe po e kërkonin në Shqipëri. Ajo i ka besuar dhe kështu autorët hynë në banesë, duke plaçitur çdo gjë dhe morën edhe paratë me vete. Mësohet se ata kanë hapur kasaforën me gur fleksibël.  E moshura e terrorizuar tregon se nuk mund t’i identifikojë dot autorët ata pasi ka probleme me shikimin dhe pse ishte shumë pranë tyre. Ndërkohë policia ka hapur hetimet për identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre në pranga. Deri më tani në Policia janë shoqëruar disa persona. 

Rrëfimi i Hume Shabanit:

“Hapën derën dhe thanë ku e ke djalin, më thanë ku e ke futur se ka braktisur burgun? Unë thashë, jo nuk kam djalë këtu. Kontrolluan dhomat ku i ka armët djali dhe ku e ka dhomën. Njëra nga dhomat ishte mbyllur dhe tjera çelur. E hapën derën duke e thyer me shkelm dhe morën cfarë gjetën letrat e shtëpisë dhe gjithcka. Nuk e di sa lekë kanë qenë. Lekët e kalamajve që kanë punuar 30 vite në Itali dhe vajzës në Tiranë. U thashë si e gjetët shtëpinë time pa një operativ që erdhën nga Tirana. Unë nuk shoh mirë, por njëri e hoqi maskën dhe e vendosi prapë. Kasafortën e prenë me gurë fresibel, u thashë cfarë jeni diversantë apo? Ishte rreth orës 05:00 pasdite kur ndodhi. Burri ishte duke pirë kafe te lokali. Nuk më lanë me lajmëruar burrin. Nuk e di a kishin armë. Vetëm thonin ku e ke djalin, se ka ikur, dhe ku i ka lënë armët, ata donin lekët dhe jo armët, e kuptova mbrapa. Kur ikën morën cfarë patën dhe më pas lajmërova burrin dhe dola jashtë. Lajmërova burrin ishte duke u dridhur. Pasi lajmëruam policinë erdhi. Djali është në burg, e kapën e futën në burg, nuk e di pse. Djali im (Xhevahir) ka një vit e gjysmë në burg ata thanë e ka braktisur dhe ka ikur”

Xhevahir Shabani, djali i Hume Shabanit ndodhet në burg në Itali për vjedhje. Por edhe në Shqipëri ai ka qenë një person me precedent penal. Më 2015 ai është përfshirë në një ngjarje në Tiranë në zonën e ‘Xhamllikut’, ku pasi një sherri për gërvishje makine u plagos me armë zjarri nga Emijano Tasho.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!