Kajmaku në arrati, zbardhet urdhëri i Prokurorisë për noterët: Njoftoni nëse …

Read Time:1 Minute, 10 Second

Për çështjen e Agim Kajmakut,  Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë.

Mësohet se Prokuroria ka urdhëruar të gjithë noterët në vend të njoftojnë, nëse Kajmaku paraqitet pranë tyre. “Noterët të njoftojnë policinë, nëse para tyre paraqitet Agim Kajmaku. Nëse nuk njoftojnë, noteri do të mbajë përgjegjësi ligjore”, thuhet në shkresën e Prokurorisë, e cila e mban firmën e drejtuesit të seksionit, Kolë Hysenaj.

Për më shumë se një javë Agim Kajmaku është shpallur në kërkim. Prokuroria njoftoi se se Kajmaku rezulton në kërkim për 3 vepra penale. Sipas dokumentit bëhet me dije se veprat për të cilat akzuzohet ish-numri 1 i Vorës, janë: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. Në bazë të Kodit Penal, këto vepra janë të rënda dhe dënimi shkon deri në 15 vite burgim. Dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/ kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 Nëntor. Avokati i Kajmakut pretendon se këto dy lëvizje janë bërë më 31 Tetor, ndërkohë që bën me dije as ai nuk ka dijeni për vendndodhjen e klientit të tij. Pak ditë më parë ai ka deklaruar se klienti i tij nuk ka ndërmend të dorëzohet. Po kështi SHÇBA ka nisur hetimet për disa policë, të cilët dyshohet se dekonspiruan operacionin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Meta takon në orën 12:00 takim të beftë me Sali Berishën
Next post ‘Jemi policë, ku e ke djalin?’/ Hajdutët bëjnë kërdinë në Fushë-Milot, marrin 300 mijë euro