Home Aktualitet Meta takon në orën 12:00 takim të beftë me Sali Berishën

Meta takon në orën 12:00 takim të beftë me Sali Berishën

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i vendit Ilir Meta edhe sot do të vijojë me takimet e tij për krizën politike në vend. Pas takimit të një dite më parë me krerët e opozitës të cilët janë jashtë parlamentit, sot kreu i shtetit do të takohet edhe me ish-kryeministrit Sali Beirsha në orën 12:00. Po kështu ai sot do të takohet edhe  ish-presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani.

Ilir Meta për 90 minuta ka pritur dje në një takim në Presidencë Lulzim Bashën dhe aleatët e tij. Takimi u fokusua në dy çështje kryesore, zgjidhja e krizës politike dhe zgjidhja e ngërçit me Gjykatën Kushtetuese. Meta dhe Basha në dy deklarata të ndryshme pas takimit kanë qenë një një linjë, duke u shprehur se zgjidhja e krizës vjen nga zgjedhje e parakohshme. Në takim mungonte, Kryemadhi, Mediu dhe Idrizi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!