Home Politike Pas takimit me opozitën, Meta sot pret në Presidencë, Alfred Moisiun, Bamir Topin dhe Bujar Nishanin

Pas takimit me opozitën, Meta sot pret në Presidencë, Alfred Moisiun, Bamir Topin dhe Bujar Nishanin

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i vendit Ilir Meta edhe sot do të vijojë me takimet e tij për krizën politike në vend. Pas takimit të një dite më parë me krerët e opozitës të cilët janë jashtë parlamentit, sot kreu i shtetit do të takohet me ish-presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani.

Ilir Meta për 90 minuta ka pritur dje në një takim në Presidencë Lulzim Bashën dhe aleatët e tij. Takimi u fokusua në dy çështje kryesore, zgjidhja e krizës politike dhe zgjidhja e ngërçit me Gjykatën Kushtetuese. Meta dhe Basha në dy deklarata të ndryshme pas takimit kanë qenë një një linjë, duke u shprehur se zgjidhja e krizës vjen nga zgjedhje e parakohshme. Në takim mungonte, Kryemadhi, Mediu dhe Idrizi.

Ndërkohë kujtojmë që Presidenti Ilir Meta është përplasur me kreun e KED-së Ardian Dvoranin për listën e kandidatëve që duhet të emërohen në Kushtetuese, për të cilin ka firmosur sot një kallëzim penal në Prokurori. Sipas Metës, Dvorani ka shpërdoruar detyrën. Nga ana tjetër, kreu i KED është shprehur për mediat se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo lloj hetimi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!