Home Aktualitet Etilda Gjonaj në mbrojtje të Arta Vorpsit: Betimi është një akt formal, nuk mund të bllokojë ngritjen e Kushtetueses

Etilda Gjonaj në mbrojtje të Arta Vorpsit: Betimi është një akt formal, nuk mund të bllokojë ngritjen e Kushtetueses

nga Albina Hoxhaj

Mbrëmjen e djeshme në emisionin, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në “Real Story” në “News 24” ka deklaruar se betimi para Presidentit është një akt formal që sipas saj nuk mund të bllokojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Betimi është një akt formal, solemn. Nuk mundet që një akt solemn e formal të bllokojë procesin. Nuk mund të ndodhë që zyra e Presidentit të thotë se unë nuk iu bëj dot anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Jo, nuk mund ta thuash dot, sepse ia thotë Kushtetuta. Për zonjën Vorpsi, nuk është bërë betimi te noteri, por atje thjesht ka bërë firmën. Është shprehje e aktit se unë jam gati të marrë detyrën e anëtares të Gjykatës Kushtetuese. Në Ukrainë është bërë që edhe betimi me formë të shkruar mund të cilësohet e ligjshme. Presidenti mund të dalë e thotë se nuk dekretoj as kryeministrin, as qeverinë, por nuk mund ta bëjë, derisa zgjedhja është bërë nga populli”, deklaroi Gjonaj.

Dy ditë më parë  anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi sfidoi autoritetin e presidentit Ilir Meta. Ajo u betua para një notereje.  Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë. Por Kushtetuesja nuk e ka njohur Arta Vorpsin si anëtare të re të këtij institucioni

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!