Home Aktualitet “Në qeverisjen tonë do forcojmë marrëdhëniet me SHBA”, çfarë bisedoi Basha me ish-Komandantin e NATO-s

“Në qeverisjen tonë do forcojmë marrëdhëniet me SHBA”, çfarë bisedoi Basha me ish-Komandantin e NATO-s

nga Albina Hoxhaj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur sot në një takim Gjeneralin James Jones, ish-Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ lideri i PD-së theksoi se tema e diskutimit mes tyre ishte rëndësia e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për t’u rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE. Po ashtu kreu i opozitës pohoi se kur PD të vijë në pushtet, do të bëjë gjithçka për forcimin e marrëdhënieve me SHBA.

“Mirëprita në zyrë Gjeneralin James Jones, ish Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë. Bashkë, patëm rastin të diskutonim mbi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për t’u rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE përsa i përket sigurisë dhe teknologjisë. Në qeverisjen tonë nesër, ne do të bëjmë gjithçka që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-SHBA sepse shqiptarët e kanë shumë të qartë se e ardhmja e vendit tonë, është krah për krah me vlerat perëndimore”, shkruan Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!