Home Aktualitet Zbulohet skema, Vokshi: Gara për kreun e AMA ka degjeneruar

Zbulohet skema, Vokshi: Gara për kreun e AMA ka degjeneruar

nga Albina Hoxhaj

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur garën për e kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Postimi i plotë i Vokshit:

Gara për kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive ka degjeneruar. Ai që Rilindja ka projektuar si kryetar është djali i babit që lëshoi karriken në AMA për t’u bërë drejtor pensionist në Bibliotekën Kombëtare. Tani vendin do e zërë i biri, duke vijuar besnikërinë dhe përuljen ndaj udhëheqjes.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: Dy kandidatët që paraqitën aplikimin në parlament për postin vacant të kryetarit të AMA ishin të dy zëdhënës ministrish. “Fatosat” e partisë janë gati për të marrë shpërblim dhe të bëjnë kamikazin për uzurpimin e tregut të medias audiovizive, për të penguar me çdo çmim fjalën e lirë dhe për të burgosur e sakatuar gazetarët.

T’i bëjnë të 99-at medias, për “ta rilindur” dhe atë, siç po bëjnë me “sukses” kudo!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!