Home Aktualitet Rrugët, Balluku: Për pak javë hapim procedurat për Thumanë-Rrogozhinë dhe tunelin e Llogorasë

Rrugët, Balluku: Për pak javë hapim procedurat për Thumanë-Rrogozhinë dhe tunelin e Llogorasë

nga Albina Hoxhaj

Tre projekte të rëndësishme në infrastrukturë pritet të lançohen nga Ministria përgjegjëse në javët në vijim dhe konkretisht bëhet fjalë për Thumanë-Rrogozhinë, tunelin e Llogorasë dhe aeroportin e Vlorës. Deklaratën e ka bërë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. “Brenda pak javësh ne planifikojmë që të lancojmë 3 projektet të mëdha infrastrukturore që janë baza mbështetëse të politikave strategjike zhvillimore ndërsektoriale. Kjo paketë e tre projekteve të mëdha infrastrukturore lancohet brenda pak javësh duke filluar më aeroportin e Vlorës që do jetë një aeroport ndërkombëtar me një pistë të vlefshme dhe për përdorim nga avionët transoqeanikë. Një nga projektet  është dhe aksi i kategorisë A2 nga Thumana në Rrogozhinë duke krijuar akses të turistëve nga veriu në drejtim të jugut dhe për të plotësuar këtë paketë një tjetër element i rëndësishëm është edhe tuneli i Llogorasë që hap rrugën për një akses nga Vlora në drejtim të Jugut” tha Balluku.

Të paktën dy prej këtyre projekteve kanë lidhje direkt me debate të mëparshme të partneriteteve publike private. Ku fillimisht Thumanë-Kashar iu dha për ndërtim kompanisë Gener 2 dhe më pas u anulua në valën e protestave studentore kur Ministrja Balluku deklaroi se fondi i dedikuar për këtë rrugë do kalonte në fondin e studentëve. Lidhur me tunelin e Llogarsë ai është vijimi i rrugës tashmë të dhënë me koncesion kompanisë Gjikuria dhe që nis nga Porti i Jahteve në Orikum deri në Dukat.

Në komision lidhur me projektbuxhetin 2020 Balluku nënvizoi se ky buxhet nuk mund të marrë emrin buxheti i infrastrukturës. “Fatkeqësisht ndërkohë që jemi përpara faktit dhe të gjitha studimet dhe projektimet për hekurudhën shqiptare tashmë kanë avancuar kemi identifikuar se në buxhetin 2020 MF e ka zeruar fondin për hekurudhat duke hequr 100 mln lek nga financimi i brendshëm dhe 200 mln nga financimi I jashtëm. Jemi në një pozicion të vështirë një nga projektet më të rëndësishme që ne kemi dhe pjesë e strategjisë së transportit sot rrezikohet për shkak të një buxheit të prerë” nënvizoi ajo.

Po kështu sipas saj ministrisë i janë refuzuar të gjithë fondet për projektet të reja. “Jo patjetër këtë e konsiderojmë një element negative apo bllokues pasi rrjeti rrugor shqiptarë sot është në gjendje shumë të mirë përmirësimi është I dukshëm ne kemi rritur kushtet e sigurisë, cilësinë e ofrimit të transportit rrugorë dhe mbi të gjitha janë në vazhdim e sipër një pjesë e mirë e projekteve të cilat do të përfundojnë në afat ”tha ministrja.

“Do ti luteshim MF që financimin e projekteve ekzistuese të bëhej në kohë dhe të mos pengohej ecuria e tyre dhe si rrjedhojë të mos ndryshohej afati I dorëzimit sepse na duhet të përmbushim angazhimin tonë dhe të mos krijojmë më detyrime të prapambetura” ka vijuar më tej.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!