Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Milot- Fushë Krujë. Furgoni TIP “Benz” me targa AA 861 TV ka përplasur një 65-vjeçare, e cila po kalonte rrugën në atë moment. Fatkeqësisht, 65-vjeçarja, e cila mësohet se ishte një endacake ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes.
Ndërsa drejtuesi i furgonit, 25-vjeçari me inicialet I.M., është shoqëruar për në komisariat për procedura të mëtejshme.