Home Aktualitet Kallzimi ndaj Dvoranit, PD: Akti i duhur, në mbrojtje të Kushtetutës

Kallzimi ndaj Dvoranit, PD: Akti i duhur, në mbrojtje të Kushtetutës

nga Albina Hoxhaj

Pas depozitimit të kallzimit penal të presidentit të Republikës Ilir Meta ndaj kreut të KED Ardjan Dvorani ka reaguar PD, e cila e konsideron këtë, aktin e duhur në mbrojtje të Kushtetutës.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.

Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!