Home Aktualitet Meta nënshkruan kallëzimin penal për Dvoranin: Po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi

Meta nënshkruan kallëzimin penal për Dvoranin: Po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi

nga Albina Hoxhaj

Presidenti Ilir Meta sapo ka nënshkruar kallëzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidenti Meta, i cili publikon në profilin zyrtar foto duke nënshkruar kallëzimin, ndërsa shkruan se po i jep një mundësi historike Reformës në drejtësi.

“Të dashur qytetarë! Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.

Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”, shkruan Meta.

Lajme te ngjashme