Home Aktualitet Reforma zgjedhore, PS-PD bashkë në tryezën e dytë e OSBE-së

Reforma zgjedhore, PS-PD bashkë në tryezën e dytë e OSBE-së

nga Albina Hoxhaj

Prej orës 10:00 po zhvillohet tryeza e dytë e organizuar nga OSBE-ja për reformën zgjedhore në nivel teknik. PD përfaqësohet nga Ivi Kaso. Tryeza po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh Komisionin e Posaçëm Parlamentar duke kërkuar qe reforma të realizohet nga PS dhe PD me praninë e ndërkombëtareve. Por ndërkombëtarët nuk e kanë pranuar thirrjen e opozitës, duke kërkuar që të jenë vetë partitë që të arrijnë mirëkuptimin, teksa ambasadori i OSBE-së ka deklaruar se nëse opozita kërkon mund të japë vetëm ekspertizë për këtë reformë.

Përballë kësaj situate, OSBE-ja është kthyer në ndërmjetëse mes draftit që po përgatitet nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore dhe atij tryezës paralele të opozitës, PD-së me aleatët për të synuar harmonizimin dhe miratimin në parlament. Pak ditë më parë shumica vendosi që të shtynte afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në fund të muajit shkurt.

Deri tani Komisioni i Posaçëm Parlamentar me përbërje të deputetëve të shumicës dhe opozitës, që drejtohet nga Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri kanë punuar në dy drafte, depolitizimin e komisionerëve dhe financimin e partive politike. Ndërsa opozita në tryezën paralele ka zhvilluar disa takime ku ka diskutuar për votimin elektronik dhe financimet, por ende nuk është zbuluar drafti i plotë me propozimet.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!