Home Aktualitet “Disa diplomatë si leckat e Ramës”, Meta: ‘Non Grata’ për Borchardt për t’i treguar kufirin

“Disa diplomatë si leckat e Ramës”, Meta: ‘Non Grata’ për Borchardt për t’i treguar kufirin

nga Albina Hoxhaj

I ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur me tone të ashpra ndaj disa ambasadorëve që shërbejnë në vendin tonë.

Sipas kreut të shtetit, ata jo vetëm janë bërë palë me qeverinë, por janë justifikim për dështimet e kryeministrit Edi Rama.

Sa i përket vendimit për të shpallur non-grata ambasadorin e OSBE, Bernd Borschardt, Meta u shpreh se, ky akt u ndërmor për t’i treguar kufirin këtyre diplomatëve.

Nuk është në të drejtën e një ambasadori të vërë në dyshim dekretin e Presidentit për zgjedhjet. Ka qenë shumë i lartë edhe raporti i OSBE/ODIHR që dekreti i Presidentit mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Pa dyshim ndaj personit jo ndaj OSBE-së. Qëndrimet e tij janë krejt të ndryshme nga raporti i OSBE/ODIHR që as nuk u publikua këtu nga zyra e OSBE-së derisa e përmendi kryetari i opozitës. Mendoj se ka disa diplomatë që e kanë tepruar si shumë.

Janë bërë si lecka të Edi Ramës. këta janë justifikim për çdo shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Ai nxjerr këta dhe përdor këta për të kapur të gjitha institucionet, për të kapur sistemin e drejtësisë. Ne zbuluam kush është “Katica” jonë dhe “Katica” jonë është Dvorani. Ka patur një lobim të fortë për t’i dhënë gjithë drejtësinë Edi Ramës. Pavarësisht se BE dhe SHBA-në kanë dhënë shumë para për çështje të tjera por këta kanë bërë çdo gjë për t’ia dhënë Edi Ramës. Këta kanë lobuar që t’ia jepnin me Kushtetutë Edi Ramës”, u shpreh presidenti Meta. 

“Do jem i qartë për çdo vagabond diplomat që justifikon shkeljet e Kushtetutës dhe të ligjit. Askush nuk mund ta verë në diskutim autoritetin e Presidentit të Republikës. Tek Gjykata Kushtetuese unë nuk bëj shaka”, paralajmëroi kreu i shtetit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!