Home Aktualitet Paralajmërimi i fortë i Metës: Gjykata Kushtetuese do të mbrohet, ta provojnë…

Paralajmërimi i fortë i Metës: Gjykata Kushtetuese do të mbrohet, ta provojnë…

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në “Open”, ka lëshuar disa paralajmërime të forta sa i përket situtës aktuale me Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, ai do të jetë garancia e sovranitetit të shtetit shqiptar.

“Ju doni që unë të marr rolin e liderit të opozitës por unë s’kam lidhje me ta. Unë ju garantoj se do jem lideri i sovranitetit të shtetit shqiptar.”

Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, Meta lëshoi një tjetër mesazh të fortë:

“E kam thënë dhe e përsëris tek Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe dhe është e kuqe flakë. Ju garantoj se ajo vijë nuk do kalohet. Le ta provojnë dhe do ta shohim. Gjykata Kushtetuese do mbrohet, kjo nuk diskutohet. E përsëris, le ta provojnë dhe ta shohim!”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!