Home Aktualitet “Janë disa video”, Klodiana Lala zbardh detaje për ‘zjarrin’ që po përgatitet: Po përpunohen, po bëhen gati

“Janë disa video”, Klodiana Lala zbardh detaje për ‘zjarrin’ që po përgatitet: Po përpunohen, po bëhen gati

nga Albina Hoxhaj

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se shumë shpejt do të publikohen disa video.

E ftuar në emisionin “Opinion”, teksa diskutohet për videon e paralajmëruar pasditen e sotme, ku sipas artikullit të “Koha Jonë” një ambasador është filmuar duke kryer marrëdhënie me një zyrtare të kryeministrit Edi Rama, Lala u shpreh se nuk është një video e vetme.

Nuk bëhet fjalë për një video të vetme. Janë disa video që janë duke u përpunuar. Janë zëra zyrtarë nga Presidenca që na i kanë thënë. Nuk ka të bëjë më mbledhjet e KED, unë mendoj se shkon edhe përtej kësaj,”– tha Lala teksa shtoi se nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me këtë çështje.

Në një artikull në “Koha Jonë” Nikoll Lesi u shpreh se Meta ka në dorë një video ku një ambasador bën seks me një zyrtare të Ramës. Sipas artikullit, ambasadori që është filmuar, do të shpallet non-grata nga presidenti pas Borchardt.

Lajme te ngjashme