Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt është indinjuar me gazetarët pasi është pyetur në lidhje me një koment mbi faktin që Presidenti Ilir Meta e shpalli non-grata.
Borchardt është pyetur nga gazetarët mbi një koment pas shpalljes së tij non-grata nga Meta, teksa ka mbërritur në selinë e PD-së, dhe është shprehur se dëshiron ta lënë të qetë.
“OSBE është organizatë legjitime në Shqipëri. Ju lutem më lini të qetë,”– është shprehur ambasadori para gazetarëve.