Home Aktualitet Përzuri ambasadorin Borchardt, Meta takon Tseretelin e OSBE: Ishte takim i nivelit të lartë

Përzuri ambasadorin Borchardt, Meta takon Tseretelin e OSBE: Ishte takim i nivelit të lartë

nga Albina Hoxhaj

Presidenca jep sqarime për takimin e zhvilluar sot mes Presidentit Ilir Meta dhe delegacionit të OSBE, që kryesohej nga presidentit George Tsereteli. Takimi, në të cilin mungoi ambasadori i OSBE në Tiranë, Berndt Borchard, ka patur në fokus krizën politike në vend por edhe kryesimin e OSBE në vitin 2020 nga Shqipëria.  Presidenca njofton ndër rreshta se ky ishte një takim i nivelit të lartë, dhe se Meta ka falenderuar delegacionin për mbështetjen e dhënë.

Njoftimi i plotë i presidencës: 

Presidenti Meta pret në takim delegacionin e nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE 18 nëntor 2019, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, Sh.T.Z. George Tsereteli, dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Roberto Montella. Kreu i Shtetit falënderoi Asamblenë Parlamentare të OSBE-së për mbështetjen që ka dhënë ndër vite për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike të vendit, duke kërkuar njëkohësisht vëmendje dhe angazhim edhe në të ardhmen në ruajtjen dhe forcimin e vlerave që Organizata dhe shtetet pjesëmarrëse mishërojnë. Duke ju përgjigjur interesimit për situatën politike në vend, Presidenti Meta theksoi me forcë domosdoshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi vetëm sipas Kushtetutës së miratuar me konsensus tre vite më parë. Në lidhje me procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rajonit, Presidenti i Republikës vlerësoi angazhimin e sinqertë të të gjitha vendeve anëtare të BE-së për të mbështetur procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë përsëri objekt shqyrtimi në Samitin e Zagrebit që do të zhvillohet në maj të vitit 2020”, – vijoi Presidenti i Republikës, “dhe, në këto 6 muaj, 9 kërkesat e Bundestagut duhet të shërbejnë si harta e vetme e rrugës për Shqipërinë që mund të çojë në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në”. Në lidhje me Kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së për vitin 2020, Presidenti Meta u shpreh se, Shqipëria ka mundësinë që të japë një kontribut thelbësor për Organizatën.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!