Home Aktualitet Meta shpall “non grata” në presidencë ambasadorin e OSBE: Vuri në diskutim dekretin tim, iu nxorri gishtin qytetarëve

Meta shpall “non grata” në presidencë ambasadorin e OSBE: Vuri në diskutim dekretin tim, iu nxorri gishtin qytetarëve

nga Albina Hoxhaj

Presidenti Ilir Meta shpall “non grata” ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt. Në letrën drejtuar OSBE-së, kreu i Shtetit, thotë se drejtuesi i zyres së OSBE në Shqipëri, s’është më i mirëpritur në Presidencë për dy arsye kryesore. E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin për prishjen e pronave.

LETRA E PLOTË:

Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë i paraqet komplimentat Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenghagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit MEPJ në Tiranë dhe u bën me dije se:
Z. Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë përfiton nga rasti për t’i shprehur Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë dhe vlerësimet e konsideratës më të lartë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!