Home Aktualitet Soreca citon Macron-in: Nëse zbatohen kushtet, BE gati të hapë negociat me Shqipërinë

Soreca citon Macron-in: Nëse zbatohen kushtet, BE gati të hapë negociat me Shqipërinë

nga Albina Hoxhaj

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit TË Integrimit, ku u inauguria Shkolla e Integrimit Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Soreca shprehet se Shqipëria duhet të zbatojë reformat për të ecur më shpejt në rrugën drejt BE-së. Më tej ai citoi dhe një deklaratë të Macron, ku do të hapen negociatat e Shqipërisë me BE, nëse implementohen kushtet e vendosura nga Europa.

Është diskutuar shumë këto vite në Bruksel dhe në nivel të lartë se shumë njerëz kanë zbuluar vlerat në termat e sigurisë, duke qenë edhe më shumë të përfshirë. Nënvizoj atë që ka thënë Macron, nëse zbatoni implementoni kushtet që ka thënë BE unë jam gati të hap negociatat. Një nga këto kushte është Reforma në Drejtësi, forcimi i kufijve pra reforma territoriale. Reforma në Drejtësi do të japë rezultate disa muaj më vonë kur të implementohet si paketë e plotë”, u shpreh ambasadori Soreca.

Lajme te ngjashme